Aktualitet

Tiranë/Lëviznin me kallashnikov, arrestohen 2 persona. Dyshohet se do kryenin vjedhje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:33 - 04/10/22 |
Opi Nion

Dy persona të dënuar më parë për vepra të ndryshme kriminale janë arrestuar nga Policia e Tiranës ditën e sotme pasi janë kapur duke lëvizur me kallashnikov në automjet.

Sipas policisë, dy të arrestuarit me inicialet P. L dhe Gj.H dyshohet se do kryenin vjedhje në një banesë.

Arrestimi i tyre është bërë në  Pezë Helmës, pasi shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Volkswagen” me të cilin ata po udhëtonin.

Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjetën dhe sekuestruan, një kallashnikov, dy krehra, veshje dhe sende të tjera.

Ndërkohë, personi me inicialet P. L., banues në Pezë Helmës, ishte i dënuar më parë për vjedhje, ndërsa  Gj. H., banues në Kamzë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

Pas