Kronikë

Tiranë/ Kush janë çifti i bashkëshortëve që u plagosën nga grabitësit


               Publikuar në : 22:12 - 19/01/20 |
Opi Nion

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonë e Alliasit në Tiranë. Mësohet se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur një burrë  dhe bashkëshortja e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka” rreth orës 21:40 , brenda banesë së të plagosurve. Dy të plagosurit, e identifikuar si Petrit Laze dhe Afërdita Laze janë transportuar drejt spitalit të Traumës dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Sipas të dhënave, dy persona të armatosur janë futur brenda një banese për të grabitur, por teksa janë përballur me rezistencën e çiftit të bashkëshortëve, i kanë qëlluar me armë zjarri. Të plagosurit kanë në pronësi edhe një furrë buke.

E gjithë ngjarja është parë nga vajza 17-vjeçare e çiftit të plagosur, e cila ka dhënë dëshminë e saj në polici. Po ashtu, çifti i bashkëshortëve ka dhe një djalë, i cili në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë.

Bëhet me dije se grabitja ka qenë e mirëorganizuar, ndërsa ka pasur përleshje mes grabitësve dhe pronarëve të banesës, derisa përfundoi me plagosjen e këtyre të fundit. Policia ka gjetur në banesë orendi të rrëzuara, ndërkohë 15 persona janë shoqëruar në komisariatin nr.4.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas