Aktualitet

Tiranë/ Kokainë, heroinë dhe kanabis, 5 persona bien në prangat e policisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:11 - 15/10/22 |
Opi Nion

Pesë persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë në kuadër të një operacioni për goditjen e veprimtarisë në fushën e lëndëve narkotike.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës, efektivët kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit: R. M., 28 vjeç, N. E., 39 vjeç, E. Zh., 22 vjeç, A. A., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe Y. A., 41 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme iu është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike, të llojit kokainë, cannabis sativa dhe heroinë, të ndara në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas