Një ngjarje e paprecendentë është shënuar në Tiranë, ku një 48-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake i arrestuari Fatjon Bushi ishte klient në lokalin ku i mituri ishte në periudhë prove si kamerier.
Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe një 37-vjeçar pasi e kishte punësuar adoleshentin në mënyrë të kundërligjshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në mënyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

















