Një 29-vjeçar është arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë kërcënuar një person se do ta vrisnin nëse nuk u jepte 150 000 paund.
Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet V.K, banues në Malësi të Madhe, i cili ishte dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim 39-vjeçari me inicialet O.B, banues në Shkodër për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në bashkëpunim.
Ka qenë shtetasi me inicialet T.M që ka bërë kallëzimin se këta dy persona po e kërcënonin.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al