Ditën e sotme IKMT ka nisur aksionin për prishjen e 10 banesave tek ish-drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, gjë e cila ka sjellë përplasjen mes banorëve dhe forcave të policisë.
Sipas të dhënave, forcat e policisë nuk lejojnë banorët që të futen në banesa, ndërsa shumë banorë të tjerë nuk pranojnë të dalin jashtë banesave.
Banorët janë shprehur se nuk ishin lajmëruar për aksionin dhe se ishin njoftuar vetëm përmes një letre të ngjitur në derën e tyre që lironin banesat. Ata shprehen se janë në proces gjyqësor dhe sipas tyre është e papranueshme që IKMT po fillon ndërhyrjen për prishjen e banesave.
Po ashtu bëhet me dije se policia ka shoqëruar disa persona të cilët po pengonin aksionin e IKMT-së./ Opinion.al