Kronikë

Tiranë/I armatosur në oborrin e shtëpisë, grabitësi pikaset nga familjarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:52 - 19/11/21 |
Opi Nion

Një person i dyshuar i armatosur ka hyrë këtë mbrëmje brenda një oborrit të një banese në Vishnje, në periferi të kryeqyteti. Policia bën me dije se ai është pikasur nga familjarët çka ka bërë që të largohet duke mos hyrë në shtëpi.
“Me datë 19.11.2021, në Vishnje, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. A ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar, dyshohet i armatosur. Ky person është konstatuar nga pjestarët e familjes.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat. Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjestarët e familjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia./Opinion.al

Pas