Një 20 vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pasi u hodh nga kati i 11 i një pallati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:50, në një pallat në Rrugën e Kavajës. Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Kleja Shyti, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë vajzën të vetëflijohet. Ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë. /Balkanweb