Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në banesën e një shtetasi në kryeqytet.
Bëhet me dije se lënda plasëse është hedhur në verandën e 34-vjeçarit D.C., duke shkaktuar dëme të vogël materiale.
Njoftimi nga policia
Më datë 22.01.2023, rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në verandën e banesës së shtetasit D. C., 34 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.