Një person është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ushtronte dhunë ndaj familjes.
Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi Gentian Liçaj.
Ditën e hënë, ai ka rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij. Pas kësaj ngjarjeje, bashkëshortja në kushte të rënda psikologjike ka tentuar t’i jap fund jetës, duke pirë fotoksinë. Më pas ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin për dhunën e bashkëshortit dhe kërcënimet që ai i kishte bërë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve“, njofton policia.