Një 46-vjeçare ka ndërruar jetë në një mjet të transportit publik në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në rrugën “Dritan Hoxha”. Policia njofton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.
“Më datë 04.03.2022, rreth orës 12:20, në rrugën “Dritan Hoxha”, në një mjet të transportit publik (autobus) ka ndërruar jetë shtetasja M. N., 46 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al