Një 61-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme nga gripi. Mësohet se gruaja ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet.
Sipas informacioneve, 61-vjeçarja ka ndërruar jetë pas komplikacioneve të mëdha me zemrën dhe mushkëritë.
Ndërkohë, ISHP ka publikuar sot analizat duke theksuar se gruaja ka ndërruar jetë për shkak të virusit të gripit. Po ashtu bëhet me dije se ajo ishte e pavaksinuar nga gripi.
Ndërkohë, mjekët deklarojnë se Shqipëria ka rrisk të ulët për t’u infektuar nga koronavirusi dhe lidhur më këtë çështje janë ngritur grupe kontrolli në të gjitha pikat doganore./ Opinion.al