Me datë 06.01.2025, rreth orës 10.50, në lagjen “Pjetër Budi” në Tiranë, poshtë automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit E.P., ështe konstatuar një pako, e dyshuar me lëndë plasëse.
Forcat xheniere po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.