Një kufomë është gjendur pasditen e sotme në Tiranë, në landfillin e Sharrës.
Ai është i seksit mashkull, me flokë të gjatë dhe nga të dhënat e para dyshohet se të jetë vrarë me sëpatë.
Lajmi është bërë i ditur nga burimet policore në Tiranë.
Po të njejtat burime njoftojnë se grupi hetimor është nisur drejt vendngjarjes.