Aktualitet

Tiranë/ Gjendet një bombë e Luftës së II Botërore me peshë 500 kg


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 27/12/20 |
Doriana Çepunaj

Një bombë e Luftës së II Botërore është gjetur pranë ish-fushën e aviacionit në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se bomba me peshë 500 kg u zhvendos në poligonin e Bizës, nga  ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt.

“Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt”, shkruan ministrja./Opinion.al

 

Pas