Një person është gjetur pa jetë nga kalimtarët në zonën e Brrylit në Tiranë. Policia e identifikoi dhe bëhet fjalë për Hekuran Zeqon 71 vjeç.
Trupi i tij është gjetur pranë lumit të Lanës, ndërsa paraprakisht mendohet se viktima ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur më fyt të prerë dhe me një thikë në dorë.
Trupi i viktimës rështë gjetur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:35 në afërsi të një banke të nivelit të dytë. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, tha policia e Tiranës.