Një 31-vjeçar është gjetur i pa jetë ditën e sotme në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë.
Sipas policisë, viktima është identifikuar me inicialet G.S., banues në Tiranë. Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Policia njofton se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është gjetur i pajetë shtetasi G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme./ Opinion.al E.Xh.