Një grua 73-vjeçare është gjendur e pajetë në qytetin e Tiranës ditën e sotme. “News24” raporton se e moshuara kishte 6 muaj që kishte ndërruar jetë dhe ishte gjendur në banesën e saj, në të cilën jetonte me qira.
Ka qenë pronarja e shtëpisë ku jetonte e moshuara që ka zbuluar ngjarjen e rëndë, pasi kishte shkuar për ta parë të moshuarën.
Mësohet se qiranë të moshuarës ia paguante një shoqatë bamirësie./Opinion.al