Ditën e sotme është gjetur një arsenal armësh në garazhin e një pallati te Liqeni i Thatë.
Mes armëve të gjetura përfshihen pistoleta, silenciator, snajper etj. Sipas informacioneve, policia ka arrestuar një person i cili është personi që ka me qira garazhin ku janë gjetur armët.
Pak ditë më parë në Tiranë u zbuluar një tjetër depo me armë. Në një banesë private, u gjetën pajisje që shpërbenin për të modifikuar armët e zjarrit të cilat dyshohet se ishin porositur nga krimi i organizuar./Opinion.al