TIRANE- Policia e Tiranës ka kaluar nën masa të përforcuara sigurie. Shkak është bërë një informacion i SHISH për sulme të mundshme terroriste.
Sipas urdhërit të ardhur nga kerët e policisë, çdo patrullë duhet të jetë e pajisur me armatim të rëndë, për të qenë të gatshme për të reaguar ndaj çdo ngjarjeje kriminale apo terroriste.
Shërbimi Informativ Shtetëror përmes një shkrese ka vënë në dijeni prokurorinë dhe policinë për rrezikun që na kanoset.