Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet, ku një efektiv i Policisë Rrugore u përplas me grushta me një qytetar.
Siç shihet nga pamjet, makina e policisë është parkuar pas asaj të qytetarit.
Ajo që bën përshtypje është që mjaft qytetarë dhe makina që kanë kaluar atje, askush nuk ka ndërhyrë për t’i ndarë.
Deri më tani ende nuk ka një reagim nga policia lidhur me këtë ngjarje./tvklan.al