Aktualitet

Tiranë/ Dy shpërthime me tritol në orët e para të mëngjesit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:41 - 10/08/22 |
Opi Nion

Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar në Tiranë.  Policia bën me dije se në orët e para të mëngjesit, në rrugën “3 Dëshmorët” ka  shpërthyer një sasi lënde plasëse në afërsi të banesës së shtetasit A. A.

Ngjarja tjetër është regjistruar në Kamzë, ku i është vendosur tritol banesës së shtetasit M. Z., dhe si pasojë është dëmtuar porta e banesës.

“Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “3 Dëshmorët”, në afërsi të banesës së shtetasit A. A., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, pa shkaktuar dëme. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Kujtesa” në Kamzë, para banesës së shtetasit M. Z., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar porta e banesës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Pas