Policia e Tiranës ka bllokuar 7 makina luksoze, njëra prej të cilave është e blinduar, të dyshuara të blera nga të ardhura të përtuara nga aktiviteti kriminal.
Ndërkohë, janë zbuluar edhe dy kazino të paligjshme dhe është arrestuar 34-vjeçari Kristaq Sinaj, i dënuar më parë për armëmbajtje
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokal kazinon në rrugën “Mikel Maruli” është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– 3 doza të dyshuara të lëndës narkotike të llojit kokainë të cilat
rezultuan të peshës 1.4 gramë
– 3 tavolina pokeri
– 30 fisha për organizim lojërash fati
– enë me mbetje lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Gjithashtu procedohet në gjëndje të lirë shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lokalin e tij në rrugën “Mikel Maruli”, ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit. /tvklan.al