Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për 6 vjedhje të kryera në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Policia ka sekuestruar veshjet e përdorura nga autori i dyshuar gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza.
Mbi 21-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Vjedhja”, e kryer më shumë se një herë, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shtetasi R. P., dyshohet se ka vjedhur 4 motomjete dhe 2 çanta, në zona të ndryshme të Tiranës.