Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje. Policia sqaron se i arrestuari është identifikuar me inicialet Nj. K., banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë në rrugën “Todi Shkurti”, gjatë orëve të mbrëmjes. Gjatë kontrollit fizik, të riut i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 6 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim./ Opinion.al