Kronikë

Tiranë/ Arrestohen tetë persona, për çfarë akuzohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:05 - 01/11/20 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 8 persona, si dhe ka proceduar penalisht një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

26-vjeçari me inicialet E.S., është vënë në pranga pasi në rrugën “E Dajtit” gjatë kontrollit fizik, por edhe në banesë iu gjetën lëndë narkotike cannabis sativa.

Policia informon se u arrestuan shtetasit me inicialet H.T., 23 vjeç dhe K.E., 29 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi A.Ll., 32 vjeç pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtuesi i mjetit shtetasi A.Ll., nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Qarkullimit Rrugor për të ndaluar mjetin. Ndërsa shtetasit H.T dhe K.E., pasagjerë në mjet kanë kundërshtuar dhe kanë kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e tyre në Komisariat.

Po ashtu, uniformat blu bëjnë me dije se arrestuan në flagrancë shtetasin B.Sh., 36 vjeç, pasi në rrugën ‘Ramadan Cejku”, ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, dhe u konstatua jashtë banese.

Ndërsa specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: E.Sh., 42 vjeç, dhe J.V., 26 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Kurse shtetasit A.D., 40 vjeç dhe M.V., 23 vjeç, u arrestuan pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas