Kronikë

Tiranë/ Arrestohen dy shpërndarës droge


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:07 - 06/09/20 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Mësohet se në pranga kanë rënë .K., 18 vjeç, dhe A.A., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi O.A. për të cilin nuk jepen të dhëna të tjera për arsye hetimi.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike kanabis në doza të vogla, në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjatë operacionit në rrugën “Rrapo Hekali”, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në parkingun ku ishte punonjës shtetasi S.K., dhe si rezultat i kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shitje, si dhe në një ambient tjetër të parkingut gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lendë narkotike, gjithësej rreth 620 gramë, 3 aparate celular, 2 peshore elektronike, 1 aparat DVR dhe 1 shkop bejsbolli.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit S.K dhe A.A, merreshin me shitjen e lëndës narkotike për llogari të shtetasit O.A i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna intensive për kapjen e tij./ Opinion.al

Pas