Dy persona janë arrestuar nga policia gjatë orëve të mbrëmjes, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, policia njofton se ka pezulluar dhe 22 leje drejtimi për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
16 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi mbi normat e lejuara ndërsa 6 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
“Ndërkohë kontrollet po vijojnë në zona dhe rrugë të ndryshme të kryeqytetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë, me efektivë të uniformuar dhe civilë duke përdorur të gjitha pajisjet speciale të nevojshme në funksion të dokumentimit ? dhe verifikimit??♀ të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që bëhen shkak për ngjarje rrugore,”-deklaron policia./ Opinion.al