Një zjarr ka rënë në një apartament në katin e shtatë të një pallatit në zonën e “Shallvareve” në Tiranë.
Bëhet me dije se në vend kanë shkuar tre zjarrfikëse dhe një autoshkallë dhe pas disa minutave punë flakët janë vendosur nën kontroll. Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët të cilët kanë dalë të alarmuar.
Mësohet gjithashtu se forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar një grua, e cila ndodhej në apartament dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Gruaja është ndihmuar të zbres nga zjarrfikëset, ndërsa ishte fshehur në tualet./Opinion.al