Situate alarmante ne depozitat e ujit te qytetit te Tiranes.
Ne nje vezhdim te bere nga Vizion Plus ka rezultuar qe shumica e ketyre depozitave kane mbi 10 vite te papastruara. Kjo eshte nje pergjegjesi e administratoreve te pallateve, sipas ligjit, por keta te fundit e hedhin fajin mbi banoret, qe nuk pranojne te paguajne per kete sherbim.
Drejtoria e shendetit publik Tirane, deklaron se situata eshte alarmante dhe se analizat e bera kane rezultuar me ndotje. Nese depozitat nuk pastrohen njehere ne 6 muaj, mundesia qe aty te krijohen parazite, viruse e baktere eshte shume e larte. Ne nje kohe kur shqiptaret nuk kursejne parate, per telefonat e fundit, per shooping, apo per udhetime, neglizhojne te paguajne 1.500 leke ne 6 muaj per shendetin e tyre.