Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në sheshin “Shqiponja” në Tiranë.
Mësohet se një automjet me targa të huaja ka dalë nga rruga.
Makina drejtohej nga një 34-vjeçar me iniciale, E.D, i cili është banues në qytetin e Shkodrës.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat prej të cilave automjeti ka dalë nga rruga.
34-vjeçari, drejtues i automjetit nuk ka marrë dëmtime të rënda dhe aktualisht po merr mjekimin e nevojshëm në spital. Vijojnë hetimet e policisë për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 22:00, në afërsi të sheshit “Shqiponja” një automjet me targa të huaja me drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtesi i mjetit i cili po merr mjekim në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga.