Kronikë

Tiranë/Aksidentohet makina, humb jetën një person


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:04 - 22/11/20 |
Opi Nion

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në periferi të Tiranës në zonën e njohur si Shkalla e Tujanit.

Informacionet paraprake flasin për një viktimë, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vend, 68-vjeçari me inicialet H.D.

“Mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Pas