Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në lagjen Nr.1 të Bathores në Tiranës.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur brenda një lokali, ku është qëlluar me armë zjarri. Për pasojë, janë dëmtuar shtetasit shtetasit, A. B. dhe A. B. (vëllezër), të cilët ndodhen në S. Q. U., jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar shtetasi L. C., 16 vjeç.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë dhe 1 armë gjahu. Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.