Një i mitur ka rënë në orët e mbrëmjes së sotme në një puset në kryeqytet, pranë zonës së njohur si Liqeni i Thatë. Mësohet se fëmija i cili është i moshës 5-vjeçare, ka qëndruar për rreth një orë në pusetë.
Ka qenë ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës që ka bërë të mundur nxjerrjen e tij. Mësohet se i mituri ka pësuar lëndime nga rënia në pusetë dhe për këtë është nevojitur transportimi i tij drejt spitalit. Në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet e policisë. Shqiptarja.com