Një 31-vjeçare ka humbur jetën pasi është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Xhevdet Shyqyri Demneri”, në kryeqytet.
“Më datë 29.10.2024, rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasja J. A., 31 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”,-njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të dy ngjarjeve.