Një 30 vjeçar është kapur në qendren e votimit në shkollën “Andon Zako Çajupi duke fotografuar votën dhe në këtë moment komisionerët kanë kërkuar ndihmën e Policisë dhe kanë ndërprerë procesin e votimit.
G.S., 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë. Pasi ka kryer veprimet, ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit.
G.S. i është bllokuar fleta e votimit më pas nga sherbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.
Në përfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 30 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”./Opinion.al