Aktualitet

Tiranë/3 milionë lekë gjobë restoranteve, organizuan dasma


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:15 - 09/08/20 |
Opi Nion

Policia e Tiranës njofton se ka ndëshkuar me nga 3.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve, pasi u konstatuan se kishin duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u kanë vendosur administratorëve S.GJ dhe I.S., masë administrative prej 3.000.000 lekë secilit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Masa me gjobvënie janë marr së fundi edhe nga policia e Beratit e Durrësit, për  njëjtat arsye./Opinion.al

 

Pas