Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tiranë, 13 vjeçarja padit njerkun: Më ngacmon seksualisht

2016/08/08 at 2:53 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tiranë, 13 vjeçarja padit njerkun: Më ngacmon seksualisht

Një 43­vjeçar u la dje në masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 20­ditor nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “vepra të turpshme”.


Sipas Prokurorisë, Artan Rrapushi dyshohet se ka konsumuar këtë vepër në dëm të një 13­vjeçareje, e cila është vajza e bashkëjetueses së tij.

Akuza u mohua me forcë nga vetë i arrestuari, i cili tha se faktet e pretenduara në kallëzimin ndaj tij ishin të gjitha të rreme.

Gjykata e la të dyshuarin në një masë sigurimi shtrënguese me afat, kohë gjatë së cilës Prokuroria duhet të paraqesë disa akt­ekspertime mjekoligjore që do t’u nënshtrohet kallëzuesja e mitur.

Përfaqësuesja e Prokurorisë në sallën e gjyqit tha para gjykatës se 43­ vjeçari ishte kallëzuar nga e mitura në Komisariatin e Policisë nr.3, në Tiranë.

Në praninë e një psikologeje, e mitura ka pohuar se njerku i saj i ka kërkuar marrëdhënie seksuale.

Minorenia ka rrëfyer një episod ku, sipas saj, 43­vjeçari e ka tërhequr zvarrë në rrugë, i ka kërkuar marrëdhënie, si edhe e ka prekur në vende intime. Në kallëzimin e depozituar prej saj, minorenia ka pretenduar se veprime të tilla nga i dyshuari janë konsumuar edhe në raste të tjera.

Pretendimet e Prokurorisë u kundërshtuan nga i dyshuari Rrapushi. Duke folur me ton të lartë dhe nerv nga kafazi i sallës së gjyqit, ai mohoi gjithçka dëgjoi në kërkesën e Prokurorisë.

“Kam plot 11 vjet që bashkëjetoj me gruan time. Kur kam nisur të bashkëjetoj me të, e ka pasur vajzën e vogël një apo dy vjeçe. Unë e kam rritur atë. Dëshmia që lexoi prokurorja është e gjitha e rreme. Vajza ka tre muaj që nuk jeton më në shtëpi. Ajo jeton me tezen e saj dhe tezja e ka çuar të bëjë këtë kallëzim. Tezja e saj e ka nxjerrë në rrugë dhe e ka vënë të kërkojë kanoçe nëpër koshat e plehrave. Për këtë unë kam debatuar me të, se nuk dua që goca të kërkojë kanoçe në kosha plehrash. Unë e pranoj që kam debatuar me të. Një ditë e kam parë në Laprakë vajzën te plehrat dhe kam thënë që mos ma nxirr. I kam bërtitur disa herë edhe më parë, por nuk kam bërë asnjë gjë nga ato që thotë prokurorja”, deklaroi për gjykatën 43­vjeçari.

I dyshuari për “vepra të turpshme” ndaj vajzës së mitur të bashkëjetueses së tij, u arrestua në 2 gusht të këtij viti. “

Më datë 02.08.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Artan Rrapushi, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ngacmuar seksualisht dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases së mitur, 13 vjeçe, banuese në Tiranë”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Në kallëzimin e saj, përveç pretendimeve për ngacmime, e mitura ka pohuar se edhe dhunohej fizikisht nga njerku.

Panorama

Etiketa: gjykata e tiranesminorenengacmim seksualNjerku


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
Video/ Nuk ka turp nga askush, djali masturbohet në mes të Tiranës

Video/ Nuk ka turp nga askush, djali masturbohet në mes të Tiranës

Fotogaleri/ Ja 10 shtëpitë më të shtrenjta në botë

Fotogaleri/ Ja 10 shtëpitë më të shtrenjta në botë

Nis testimi i ilaçit që lufton plakjen

Nis testimi i ilaçit që lufton plakjen

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}