KF Tirana është në momentet e saj më të vështira në histori teksa mban vendin e parafundit në renditje duke qenë totalisht jashtë objektivave sezonale.
Pas largimit të trajnerit Magani, klubi bardheblu ka befasuar duke rikthyer në stol Blendi Shkëmbin me të cilin nisi sezonin.
“Bledi Shkëmbi rikthehet në drejtimin e KF Tirana. Klubi beson në vazhdimësinë e projektit të nisur në fillim të sezonit, duke i’a besuar drejtimin e skuadrës Bledi Shkëmbit, i cili është njohësi më i mirë i kontingjentit aktual në ekip.
KF Tirana i uron suksese trajnerit dhe rikthim sa më të shpejtë te rezultatet e shumëpritura nga komuniteti bardheblu”, njofton klubi i Tiranës.