Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana thahet për ujë, Bashkia bllokon autobotet që shpërndajnë ujë Dajti, banorët të revoltuar

2018/05/31 at 4:42 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana thahet për ujë, Bashkia bllokon autobotet që shpërndajnë ujë Dajti, banorët të revoltuar

Bashkë me temperaturat e larta vjen çdo verë edhe problemi i furnizimit me ujë në kryeqytet. Kësaj radhe nuk është vetëm mungesa e ujit në çezma, pasi tashmë qytetarët janë mësuar se ai është me orar, por është problemi i ujit të pijshëm. Siç dihet uji i çezmës përdoret vetëm për larje, ndërsa për të pirë një pjesë e mire e qytetarëve mbushin uji Dajti.

Në këtë rast problemi është pikërisht tek uji i Dajtit dhe i Selitës: Janë bllokuar prej datës 28 Maj të gjitha automjetet që mbusheshin në Dajt dhe shpërndanin ujë me bote në të gjitha lagjet e Tiranës. Kjo me urdhër të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT), institucion në varësi të Bashkisë Tiranë.

Pas disa shqetësimeve që mbërritën në redaksinë tonë, nga banorë të revoltuar që dilnin çdo ditë për të mbushur uji të pijshëm, por furgoni nuk dukej gjëkundi, Opinion.al u interesua pranë UKT.

Zëdhënësja pranoi se aksioni ka nisur nga UKT-ja. Përmes një shkrese drejtuar disa institucioneve si Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, Agjencia e Baseneve, ISHP-ja, etj, UKT ka kërkuar suport për të bllokuar automjetet që sipas saj tregtojnë ujë në mënyrë të paligjshme. Po sipas UKT aksioni ka nisur pasi është konstatuar se janë bërë disa shpime të paligjshme në tubin kryesor në Lanabregas.

Pra sipas zëdhënëses, disa subjekte kanë dëmtuar tubin për të marrë ujin e burimit dhe për ta tregtuar atë në qytet. Po sipas UKT, ky aksion bazohet në reformën e ujit lançuar më herët nga qeveria.
Opinion.al konktaktoi edhe me Policinë e Shtetit e cila tha se nuk po merr pjesë në aksionin e UKT-së pasi nuk është në tagrin e saj ligjor. Sipas saj, bllokimi i autoboteve të ujit mund të jetë bërë me asistencen e Policisë Bashkiake.

Thënë më thjesht, Bashkia e Tiranës nuk i lejon më qytetarët të mbushin ujë të pijshëm të autobote përkundrejt një tarife të ulët prej 30 lek/bidoni por i detyron ata tu drejtohen dyqaneve e marketeve për të blerë ujë të ambalazhuar me çmim disa here më të shtrenjë.

Kjo ka ngjallur revoltë. Qytetarët thotë se është kosto shtesë dhe rëndon pikërisht shtresat e mesme e të varfëra që nuk kanë mundësi të blejnë ujë të ambalazhuar. Madje akuzojnë bashkinë se ka ndërmarrë këtë aksion për të favorizuar kompanitë e mëdha që tregtojnë ujë të pijshëm të ambalazhuar. Ata apelojnë që të zgjidhet kjo çështje pasi UKT jo vetëm që nuk u siguron ujë të pastër për konsum nga çezma por tashmë i ndalon ta blejnë atë me një çmim të favorshëm tek autobotet.

/Riviera Dedaj-Opinion.al

Etiketa: autobotebashkia tiranebllokimuje dajtiuje i pijshemUKT

Ju sugjerojmë

Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë
Aktualitet

Kompensim për dëmet/ Zjarret, Rama: 207 shtëpi të dëmtuara, 40 familje i humbën..

14 Gusht, 2025 2:04 pm
Kosovë/ Gjykata urdhëron një muaj paraburgim për Morinën, i dyshuar për krime lufte
Rajoni

Kosovë/ Gjykata urdhëron një muaj paraburgim për Morinën, i dyshuar për krime lufte

14 Gusht, 2025 1:07 pm
‘Skandali’/ PD: Shqipëria digjet, Rama dhe Balluku ndezin zjarrin e korrupsionit…
Aktualitet

‘Skandali’/ PD: Shqipëria digjet, Rama dhe Balluku ndezin zjarrin e korrupsionit…

14 Gusht, 2025 12:56 pm
Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin
Bota

Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin

14 Gusht, 2025 12:49 pm
Taksat vendore, tashmë në kohë reale në e-Albania
Aktualitet

Taksat vendore, tashmë në kohë reale në e-Albania

14 Gusht, 2025 12:31 pm
Përqafime dhe shtrëngime duarsh, Starmer mirëpret Zelenskyn në Downing Street
Bota

Përqafime dhe shtrëngime duarsh, Starmer mirëpret Zelenskyn në Downing Street

14 Gusht, 2025 12:23 pm
Situatë e vështirë nga zjarret në Spanjë/ Shkrumbohen 100 mijë hektarë në Greqi
Bota

Situatë e vështirë nga zjarret në Spanjë/ Shkrumbohen 100 mijë hektarë në Greqi

14 Gusht, 2025 12:20 pm
Çështja “Epstein”/ Melania Trump kërcënon djalin e Joe Biden me padi
Bota

Çështja “Epstein”/ Melania Trump kërcënon djalin e Joe Biden me padi

14 Gusht, 2025 12:16 pm
Serbi: Protesta dhe dhunë në disa qytete
Bota

Serbi: Protesta dhe dhunë në disa qytete

14 Gusht, 2025 12:03 pm
“Mirënjohje për Forcat Komando”/Rama:U përballën me zjarrin në Delvinë e Gjirokastër
Aktualitet

“Mirënjohje për Forcat Komando”/Rama:U përballën me zjarrin në Delvinë e Gjirokastër

14 Gusht, 2025 11:54 am
Para
Një prind i mirë i mëson fëmijës këto gjëra

Një prind i mirë i mëson fëmijës këto gjëra

Arrestohet 17 vjeçari, vodhi xhiron ditore të një farmacie në Tiranë

Arrestohet 17 vjeçari, vodhi xhiron ditore të një farmacie në Tiranë

Kampioni i Botës me Italinë zyrtarizohet trajneri i ri i Kamzës

Kampioni i Botës me Italinë zyrtarizohet trajneri i ri i Kamzës

TE FUNDIT

Kompensim për dëmet/ Zjarret, Rama: 207 shtëpi të dëmtuara, 40 familje i humbën..

Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë
14 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale bëri me dije se se 207 shtëpi janë dëmtuar nga zjarret...

Lexo më shumë

Kosovë/ Gjykata urdhëron një muaj paraburgim për Morinën, i dyshuar për krime lufte

Kosovë/ Gjykata urdhëron një muaj paraburgim për Morinën, i dyshuar për krime lufte
14 Gusht, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar të enjten një muaj paraburgim për Ramadan Morinën, i cili u arrestua të martën...

Lexo më shumë

‘Skandali’/ PD: Shqipëria digjet, Rama dhe Balluku ndezin zjarrin e korrupsionit…

‘Skandali’/ PD: Shqipëria digjet, Rama dhe Balluku ndezin zjarrin e korrupsionit…
14 Gusht, 2025

Në një deklaratë për mediat deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu u shpreh se ndërsa Shqipëria digjet nga veriu...

Lexo më shumë

Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin

Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin
14 Gusht, 2025

Në Alaskë, takimi midis Vladimir Putin dhe Donald Trump do të fillojë në orën 21:30, sipas orës lokale të Tiranës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com