Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana Smart City, matësat inteligjentë për cilësinë e ajrit

2019/03/26 at 3:33 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana Smart City, matësat inteligjentë për cilësinë e ajrit

Qytetarët e Tiranës do të kenë mundësinë të monitorojnë në kohë reale nga aplikacioni “Tirana ime” edhe cilësinë e ajrit në kryeqytet.  Matësat inteligjentë që do ta bëjnë të mundur këtë, duke shënuar kështu një tjetër hap të rëndësishëm drejt realizimit të Tirana Smart City, u prezantuan sot nga Vodafone Albania dhe Bashkia e Tiranës.

3 vite pas prezantimit, për herë të parë, të aplikacionit “Tirana Ime”, Vodafone Albania ka mundësuar vendosjen e disa sensorëve inteligjentë në disa zona të Tiranës, të cilët do të përçojnë, pas pak ditësh, të dhëna në kohë reale nëpërmjet rrjetit, drejtpërsëdrejti në aplikacionin “Tirana Ime” .

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se falë këtyre matësve të rinj inteligjentë që janë vendosur në qytet, do të mund të merren të dhëna të sakta për cilësinë e ajrit, që më pas shfaqen në aplikacionin “Tirana Ime”.

Matësat e parë që po testohen, janë vendosur në zonën e Kasharit, te “21 dhjetori”, te Rr. e “Elbasanit” dhe te Sheshi “Skënderbej”. Sensorëve inteligjentë do të përçojnë të dhëna në kohë reale, nëpërmjet rrjetit, drejtpërsëdrejti në aplikacionin “Tirana Ime”.

Ky informacion, nga njëra anë do të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për një aspekt kaq të rëndësishëm të jetës sonë siç është cilësia e ajrit, por do t’u shërbejë edhe institucioneve përkatëse si indikator për zhvillimin e strategjive që synojnë uljen e ndotjes së ajrit, mbrojtjen e mjedisit, pra përmirësimin e cilësisë së jetës në kryeqytet.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris u shpreh tepër entuziast se Tirana po e sheh potencialin që ka teknologjia për të thjeshtësuar proceset dhe rritur efikasitetin në mbarëvajtjen e një qyteti.

“Smart City ose Qytetet Inteligjente janë të domosdoshme për t’iu përshtatur kërkesave të rritjes urbane. Për këtë motiv, Vodafone ka vënë në dispozicion teknologjinë dhe ekspertizën e saj globale mbi Internet of Things, për t’i ardhur në ndihmë nevojave të komuniteteve ku operon. Falë këtij bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës, ne shpresojmë që Tiranë të bëhet një shembull i suskseshëm, që do të na tregojë se sa inteligjent mund të bëhet një qytet i së ardhmes”- theksoi në fund të fjalës së tij Kanaris.

Teknologjia e Internet of Things është e rëndësishme për një qytet inteligjent, duke përmirësuar jetën e qytetarëve të tij.  “Tirana Ime” është shndërruar në një udhëzues dixhital për kryeqytetin, i cili përveç ikonës së re të prezantuar sot, falë bashkëpunimit me Vodafone Albania do të vijë së shpejti me të tjera risi teknologjike./Opinion.al

Etiketa: Tirana Smart City

Ju sugjerojmë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Para
Vokshi: Kompanitë pranë Gjicit dhe Ndreut kanë përfituar 34 milionë euro

Vokshi: Kompanitë pranë Gjicit dhe Ndreut kanë përfituar 34 milionë euro

Dr. Spyros Lazaru i bashkohet stafit të Spitalit Hygeia

Dr. Spyros Lazaru i bashkohet stafit të Spitalit Hygeia

Dy indianët mashtrues do votonin në Sauk

Dy indianët mashtrues do votonin në Sauk

TE FUNDIT

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
6 Qershor, 2025

Pas 11 vitesh, Shqipëri-Serbi do të “ndeshen” përsëri në fushën e blertë. Dy vende, dy skuadra dhe një histori mes...

Lexo më shumë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
6 Qershor, 2025

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo...

Lexo më shumë

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
6 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka arritur të godasë një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe një rast i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com