Sport

Tirana “shkatërron” Tërbunin, shënon pesë gola


               Publikuar në : 20:17 - 10/08/19 |
Opi Nion

Ditën e sotme Tirana ka mundur thellë Tërbunin në miqësoren e luajtur në “Selman Stërmasi”.

Tirana ka mposhtur Tërbunin me rezultatin 5-0, duke dominuar gjithë ndeshjen.

Ai që hapi serinë e golave ishte sulmuesi Dunga, ku shënoi në minutën e 14-të, teksa për të dyfishuar shifrat mendoi mesfushori Edon Hasani. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin 2-0 në favor të bardhebluve.

Në pjesën e dytë, 24 herë kampionët e vendit, realizuan edhe 3 gola me anë të Ngo dhe Dajës, ku ky i fundit shënoi dopietë./ Opinion.al E.Xh.

Pas