Tirana do të jetë finalistja e dytë e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2022-2023 pas kualifikimit të mëparshëm të Egnatias, e cila shkon për herë të parë në një finale.
Bardheblutë nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola përballë Teutës në ndeshjen e kthimit, duke lënë në fuqi fitoren 3-0 të takimit të parë.
Ndeshja nuk shënoi raste të shumta me kryeqytetasit që sytë i kanë tashmë nga java e ardhshme e cila pritet të përcaktojë dhe titullin kampion pasi përballë kanë rivalin e përjetshëm Partizanin, i cili ndodhet vetëm dy pikë pas tyre në renditje.
Kujtojmë se Tirana rikthehet në finalen e Kupës së Shqipërisë pas tre vitesh teksa për herë të fundit luanin ndaj Kukësit dhe e humbën me shifrat 2-1.