Tirana po bën përgatitjet e fundit për të pritur Samitin e Procesit të Berlinit, një ngjarje e rëndësishme ku do të marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë intensifikimi për pastrimin e grafitëve dhe rregullimin e pikave hyrese të qytetit.
Përveç sheshit “Nënë Tereza”, dhe pikave hyrëse të qytetit, punëtorët po punojnë për të pastruar grafitet nga muret e kryeqytetit.
Samiti i Procesit të Berlinit do të jetë një mundësi për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit në BE.