Sa herë që mund të ketë evenimente televizive kryeqyteti i Shqipërisë, do të ketë probleme me dritat. Shumë nga zonat e Tiranës kanë vuajtur sot nga ikja dhe ardhja e energjisë elektrike, ndërkohë që mësohet se ende disa zona në kryeqytet janë pa drita.
Nuk dihet shkaku i mungesës së energjisë, pasi nuk kemi ende një njoftim paraprak nga strukturat përkatëse.
Qytetarët e kryeqyteti kanë nisur ankesat me statuse në rrjetet sociale, pasi në 2016-të është pak anormale të jetosh në errësirë.