Zona të tëra në Tiranë janë zhytur në errësirë prej disa orësh. Konkretisht errësira ka mbuluar zonën pranë ish-Kombinatit Misto Mame, Unazë e Re dhe Yzberisht. Sipas OSSHE, shkak është bëë shkatërrimi i një kabulli nga një individ të cilin e ka konsideruar të papërgjegjshëm por pa dhënë shpjegime se për çfarë dëmtimi bëhet fjalë. Deri më tani në errësirë janë 20 mijë qytetarë. Ndërkohë që OSSHE ka bërë kallëzim në polici.