Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Tiranës. Siç pritej, klubi bardheblu dhe trajneri i njohur kanë “shtrënguar” duart, me lajmin që është bërë i ditur nga klubi.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi. Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional. KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, dhe i uron atij suksese të mëtejshme në karrierën e tij”- shkruan klubi.