Tirana ka mposhtur Laçin në transfertë me rezultatin 1-2 . Edhe pse skuadra vendase kaloi e para në avantazh, bardheblutë përmbysën rezultatin me talentin 18-vjeçar, Muçi, i cili realizoi dy gola në këtë ndeshje.
Pas fitores së ditës së sotme, Tirana shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e tretë, me 2 pikë më pak se Kukësit i vendit të parë.
Në ndeshjen tjetër të kësaj të diele, Bylisit i mjaftoi një penallti në pjesën e parë për të marrë 3 pikët në ndeshjen ndaj Luftëtarit.
Ndërkohë, ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës në Vlorë u shty për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat rënduan terrenin./ Opinion.al