Tirana fitoi me vuajtje ndaj Kastriotit të vendit të fundit, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes vetëm në minutën e 90.
Ardit Hila shënoi me kokë pas krosimit të Hasanit, duke bërë që bardheblutë të ruajnë diferencën prej 5 pikësh ndaj Partizanit të vendit të dytë.
Tensioni nuk mungoi pas golit të Tiranës dhe Kastrioti e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë, pas kartonëve të kuq për kapitenin Karakaçi dhe Selmanin.
Ndërkohë, Egnatia fitoi 0-4 përballë Vllaznisë, duke u konfirmuar forca e tretë e kampionatit shqiptar.