Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana mirëpret Walk21, konferencën botërore për ecjen për herë të parë në Ballkan

2025/07/24 at 10:51 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana mirëpret Walk21, konferencën botërore për ecjen për herë të parë në Ballkan

Pas Londrës, Nju Jorkut, Hong Kongut e Sidneit, konferenca Walk21 vjen për herë të parë në Ballkan.

Nga data 6-10 Tetor, kryeqyteti shqiptar do të jetë mikpritës i edicionit të 25-të Walk21 Tirana, konferenca më e madhe ndërkombëtare kushtuar ecjes dhe komuniteteve të jetueshme, organizuar nga Bashkia e Tiranës, në partneritet me GIZ dhe Walk21 Foundation.

Tirana i bashkohet kështu rrjetit të qyteteve që po udhëheqin lëvizjen globale për më shumë ecje dhe më pak ndotje.

Konferenca do të mbledhë në Tiranë më shumë se 500 pjesëmarrës nga mbi 50 shtete, urbanistë, drejtues politikash, ekspertë të transportit, studiues, aktivistë dhe përfaqësues të qeverive vendore për të diskutuar mbi mënyrat si qytetet mund të bëhen më miqësore për këmbësorët dhe më të shëndetshme.

Tirana është përzgjedhur si qytet mikpritës falë kulturës së fortë të ecjes.

“Xhiroja” e mbrëmjes, si traditë e përbashkët e brezave, por edhe fakti që mbi 75% e qytetarëve ecin çdo ditë për të arritur në destinacion, e kanë bërë kryeqytetin shqiptar shembull të rrallë për jetesën urbane aktive në Europë.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë në vitet e fundit një sërë nismash për të transformuar hapësirat publike, duke i dhënë prioritet këmbësorëve, duke shtuar hapësirat e gjelbra dhe vendet ku komuniteti mund të ndërveprojë.

Projektet me impakt më të lartë për këmbësorët kanë qenë projekti i sheshit Skënderbej, Pazarit të Ri, Bulevardit “Zogu i parë“ dhe Bulevardit të ri, Sheshit “Italia” dhe rrugët për fëmijë në shkollat “Edit Durham” e “Gustav Mayer”, ndër të tjera.

Këto projekte kanë qenë përgjigje e kërkesave të mbi 8000 banorëve çdo vit, për përmirësime në përvojën e ecjes.

Gjatë konferencës, modeli urban i Tiranës do të prezantohet krahas praktikave frymëzuese të qyteteve të tjera, si Bratislava, Parisi, Vjena, Londra, Nju Jorku e më tej.

Të interesuarit për pjesëmarrje në konferencë mund të regjistrohen këtu: https://walk21.tirana.al/

Ju sugjerojmë

Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Aksident në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

25 Korrik, 2025 6:57 pm
Hetimet kibernetike, specialistët e SPAK dhe policisë trajnohen nga zyrtarë të DASH
Aktualitet

Hetimet kibernetike, specialistët e SPAK dhe policisë trajnohen nga zyrtarë të DASH

25 Korrik, 2025 6:51 pm
Zjarri në Senicë/ Niset drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës, pësoi djegie
Kronikë

Zjarri në Senicë/ Niset drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës, pësoi djegie

25 Korrik, 2025 6:29 pm
Lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm, procedurat që ndiqen
Kronikë

Lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm, procedurat që ndiqen

25 Korrik, 2025 6:19 pm
Shefi i OKB-së akuza botës për “mungesë dhembshurie” në Gaza
Bota

Shefi i OKB-së akuza botës për “mungesë dhembshurie” në Gaza

25 Korrik, 2025 6:18 pm
Del edhe emri i Bill Clinton tek dosja “Epstein”, i dërgoi letër urimi
Bota

Del edhe emri i Bill Clinton tek dosja “Epstein”, i dërgoi letër urimi

25 Korrik, 2025 6:12 pm
Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet dhe paralajmëron bizneset
Aktualitet

Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet dhe paralajmëron bizneset

25 Korrik, 2025 6:03 pm
Franca njeh shtetin e Palestinës, Trump: Ajo që thotë Macron nuk ka rëndësi
Bota

Franca njeh shtetin e Palestinës, Trump: Ajo që thotë Macron nuk ka rëndësi

25 Korrik, 2025 5:52 pm
Zjarr i madh në një fshat të Dimalit
Aktualitet

Zjarr i madh në një fshat të Dimalit

25 Korrik, 2025 5:26 pm
Real Madrid ofron 115 milionë euro për Rodrin
Sport

Real Madrid ofron 115 milionë euro për Rodrin

25 Korrik, 2025 5:26 pm
Para
“Pas lirimit nga zaptimet e paligjshme”/ Rama: Në Qeparo, çadra falas për pushuesit

“Pas lirimit nga zaptimet e paligjshme”/ Rama: Në Qeparo, çadra falas për pushuesit

Shfrytëzonin një shtetase për prostitucion kundrejt pagesave 80-150 Euro, 4 të arrestuar

Berat/Prostitucion në banesën e marrë me qira, arrestohen 2 shtetaset e huaja dhe...

Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura

Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura

TE FUNDIT

Aksident në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
25 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Sarandës, në rrugën “Janaq Kumi”. Në ngjarje janë...

Lexo më shumë

Hetimet kibernetike, specialistët e SPAK dhe policisë trajnohen nga zyrtarë të DASH

Hetimet kibernetike, specialistët e SPAK dhe policisë trajnohen nga zyrtarë të DASH
25 Korrik, 2025

12 specialistë nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në...

Lexo më shumë

Zjarri në Senicë/ Niset drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës, pësoi djegie

Zjarri në Senicë/ Niset drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës, pësoi djegie
25 Korrik, 2025

Agim Troci, shefi i komisariatit të policisë së Delvinës, pësoi djegie në trup nga flakët e zjarrit gjatë ditës së...

Lexo më shumë

Lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm, procedurat që ndiqen

Lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm, procedurat që ndiqen
25 Korrik, 2025

Ministria e Drejtësisë prezantoi projektin e një Kodi të ri Penal, ku propozohet ndër të tjera, mundësia e lirimit me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com